Lajmet e fundit
Qeveria gjermane ka akuzuar Rusinë për një sulm hibrid në aeroportin e Lajpcigut, ku më 4 gusht ishte gjetur një dron me eksplozivë pranë avionëve ukrainas të mallrave.
Ministri i Brendshëm gjerman, Aleksander Dobrindt, tha se pas analizimit të teknologjisë së përdorur dhe informacioneve të inteligjencës, Berlini ka arritur në përfundimin se pas incidentit qëndron Rusia, raporton Klan Kosova.
Si kundërpërgjigje, Gjermania ka paralajmëruar masa diplomatike ndaj Moskës, përfshirë mbylljen e konsullatës së përgjithshme ruse në Bon më 18 shtator, anulimin e kontratës për “Shtëpinë Ruse” në Berlin dhe shtimin e kontrolleve për shtetasit rusë.
Rusia i ka hedhur poshtë akuzat. Presidenti Vladimir Putin ka pretenduar se autoritetet gjermane nuk kanë prova për përfshirjen e Moskës dhe ka kritikuar kancelarin Friedrich Merz.
NATO dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur mbështetje për Gjermaninë, duke theksuar se kërcënimet hibride ruse nuk do ta dobësojnë mbështetjen për Ukrainën.