Dronët në të ardhmen do të përdoren për transport mallrash NULL NULL 17.06.2019 12:44 17.06.2019 12:44 Në të ardhmen po synohet që me dronë të transportohen mallra dhe të bëhen dërgesa të ndryshme. Kjo gjë po planifikohet nga gjigantë si Amazon dhe Google, dhe besohet se do të jenë alternativë e përshtatshme ekologjike. Kompania Sabrewing po punon në prototipin e një droni që arrin një lartësi deri në gjashtë kilometra dhe mban emrin Reagal në bazë të një dragoi në librat dhe serinë “Game of Thrones”. Një tjetër cuhet NAUTILUS dhe është i gjatë 9 metra dhe mund të bartë deri në 317 kilogramë dhe t’i përshkojë dy mijë e 500 milje detare, apo diku 400 kilometra. Ata janë të dizajnuar që të nisen dhe aterojnë në ujë, dhe zor se mund të marrin leje për të fluturuar mbi zonat e populluara me njerëz. Disa kompani po shpresojnë që në vitin 2020 veçse të fillojnë të transportojnë me drone. Në këtë formë po tentohet të kursehen para dhe kohë, mirëpo ekziston një frikë se si njerëzit do të mësohen t’i shohin këta dronë duke fluturuar nëpër mëhallat e tyre, sipas Insider. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Tech & Auto McDonald's goditet nga dështimi i sistemit, mbyllen dyqanet – anulohen porositë 15/03/2024