Driton Selmanaj: Vetëvendosje ose u koordinua me Veselin ose ka frikë nga Haradinaj - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Driton Selmanaj: Vetëvendosje ose u koordinua me Veselin ose ka frikë nga Haradinaj

NULL NULL
20/03/2018

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se Vetëvendosje në kohën kur gjuanin gaz lotsjellës paskan pas koordinim me Kadri Veseli ose tash kur po rrinë të qetë kanë frikë nga Ramush Haradinaj, njofton Klan Kosova.

“Të gjithë thujse po folin për Lidhjen Demokratike të Kosovës, po harrojnë që LDK nuk është në pozitë, por në opozitë, por mirë që e keni kuptu se të gjitha ngjarjet sillen rreth Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Në kohën kur gjuanin gaz paskan pas koordinim me Kadri Veselin ose tashë kanë frikë nga Ramush Haradinaj”.

“Por nuk është asnjëra – këta po pjeken politikisht, po maturohen”.

“Kjo temë do të ishte e harruar, por të mos ishte kjo kauzë e rrejshme e disa liderëve të partive politike”.

“Shkuan tri vite për realizimin e ineresave të ngushta për të ardhur në pushtet”.

“Më e pakta që ky kryeministër duhet të bëj është që të kërkojë falje dhe pas ratifikimi të Demarkacionit të jap dorëheqje”.

klankosova.tv