Driton Selmanaj, përgjegjësi për integrimet evropiane (VIDEO) NULL NULL nga Enis Reçica 28.10.2020 20:21 nga Enis Reçica 28.10.2020 20:21 Qeveria e ftoi shoqërinë civile që të diskutojë mbi Agjendën e Reformave Evropiane ERA2. Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, që tashmë është ngarkuar me integrimet evropiane, tha se ERA2 shërben si instrument që të shtyjë përpara reformat e MSA-së dhe reformat e tjera drejt anëtarësimit të Kosovës në BE. Shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Tomas Szunyog, konfirmoi se në kuadër të kësaj agjende është futur edhe asistenca shëndetësore pandemike nga ana e organizatës evropiane. Por, kryeministri Avdullah Hoti në fillim të mandatit të tij shkriu Ministrinë e Integrimeve Evropiane në kuadër të zyrës së tij që t’ia ruajë funksionalitetin. Tani ai po synon që përmes Zyrës së Kryeministrit të mbikëqyrë të gjitha ministritë tjera rreth agjendës së integrimeve. Ndërkohë, kur erdhi mundësia që pjesëtarët e shoqërisë civile të komentojnë takimi u mbyll për media. Pas përfundimit të tij, Visar Rushiti nga Demokraci Plus tha se aty u morën rekomandimet e tyre, derisa e vlerësoi angazhimin e Zyrës së Kryeministrit mbi agjendën e reformave evropiane. Agjenda për Reforma Evropiane, e cila do të implementohet për 2021-2022, duhet të votohet në Kuvend brenda vitit 2020. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti për masakrën e Izbicës: Prokuroria e Shtetit e ka mbështetjen e plotë që kriminelët të jenë prapa grilave 30 minuta më parë