14:32, 15 Mars 2019

Deputeti nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj, ka kërkuar që ligji për dialogun me Serbinë të rrëzohet.

Ai këto komente i bëri gjatë një konference për media duke shtuar se ky ligj është në kundërshtim me kompetencat institucionale, transmeton Klan Kosova.

“Kur flasim në kontekstin e politikës së jashtme, atëherë Kuvendi i Kosovës është ai i cili e përcakton dialogun me Serbinë, ndërsa Qeveria e zbaton atë”.

“Për këto kompetencat janë shumë të qarta sepse pushtetet në Kosovë janë të ndara”.

“Pra asnjë dispozitë kushtetuese nuk e lejon që të barten kompetencat tek institucionet e tjera”.

“Çështja e dytë ka të bëjë me kompetencat e këtij delegacioni. Pra kemi një tendencë të deformimit institucional të pushteteve në Kosovë”.

“Ne mendojmë se këto çështje i rregullon ligji për marrëdhënie ndërkombëtare, ku theksohet the përcaktohet qartë për proceset e marrëdhënieve ndërkombëtare”.

“Ne si grupe parlamentare e kontestojmë në tërësi kushtetutshmërinë e këtij ligji. Prandaj kërkojmë që ky projektligj i cili nuk është akoma në fuqi, të rrëzohet”.

Kujtojmë se dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, kanë mbajtur këtë konferencë për media lidhur me procedimin në Gjykatën Kushtetuese të Projektligjit për Delegacionin Shtetëror për Dialog me Serbinë.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë