Driton Kuka: Udhëtimi i parë për çdo shqiptar dua të jetë Shqipëria NULL NULL 17.04.2020 18:09 17.04.2020 18:09 Trajneri i mirënjohur i xhudos, Driton Kuka, ka thënë se udhëtimi i parë për çdo shqiptar, dëshiron të jetë Shqipëria. Ai ka thënë se Shqipëria duhet të mendojë nga tash se si do ta hapë kufirin me Kosovën pas tejkalimit të situatës me Covid-19 që ka prekur të dyja vendet, njofton Klan Kosova. “Shqipëria shteti ynë amë të mendoj qysh tash se si do hap kufirin artificial në mes nesh që pas dobësimit të virusit të i kemi dyert hapur drejt bregdetit Shqiptar”. “Shtete të ndryshme po planifikojnë që turizmi të filloj brenda kufijve të shteteve të tyre! Dua të dëgjoj që nisma të tilla po planifikohen”. “Një foto nga Lojërat Mesdhetare në Spanjë me një pamje të bukur në prapavijë. Udhëtimi i parë dua të jetë Shqipëria jonë për çdo shqiptar”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.