Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Driton Kuka, Trajneri i Vitit 2023: Dashtë Zoti nga Parisi të kthehemi me medalje olimpike

NULL NULL
21.02.2024 22:15
driton kuka
Trajneri i Xhudos, Driton Kuka

Trajneri i xhudos, Driton Kuka është zgjedhur “Trajneri i vitit” në ceremoninë e “Laureatët e Vitit 2023” të organizuar nga Komiteti Olimpik të Kosovës.

Kukës i është ndarë çmimi për arritjet për vitin 2023, ku drejtoi xhudistët drejt medaljeve në çdo garë të mbajtur.

Ai në fjalën e tij theksoi se pret medalje olimpike nga Parisi.

“Jemi në vit olimpik, dashtë zoti sivjet punë do të bëjmë shumë, na duhet fati, që edhe nga Parisi të kthehemi me medalje olimpike”, u shpreh Kuka.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.