16:57, 28 Shkurt 2020

Trajneri i mirënjohur i xhudos, Driton Kuka, ka thënë se qyteti i Pejës po duket më madhështor me vendosjen e shtatores së kampiones olimpike, Majlinda Kelmendit.

Ai në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se çdo shqiptari të vërtetë do t’i rritet krenaria me arritjet e Majlinda Kelmendit, njofton Klan Kosova.

“Sa madhështore po duket Peja sot. Shtatorja e Heroinës së gjallë zbriti në vendlindjen e saj. Aty ku lindi, u rrit dhe u ndërtua si sportiste, ku derdhi djersë e lot nga puna e sakrifica e saj sublime”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë