Driton Kuka pas aderimit në AAK: Kontributin tim dua ta jap në të mirë të sportistëve NULL NULL 14.08.2019 17:48 14.08.2019 17:48 Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës në Xhudo, Driton Kuka, është i aderuari më i ri në AAK. Ai tash ka thënë se përkrahjen për Ramush Haradinajn e ka pasur qysh moti dhe ka sqaruar ndërlidhjen me sportit dhe politikës përmes një postimi në Facebook, transmeton Klan Kosova. “Sporti dhe Politika …Për miqtë e mi dhe përkrahës të shumtë! Çdo shqiptar që flet Shqip dhe mendon Shqip do duhej të jetë krenar me Ramushin!”. “Përkrahja ime për këtë njeri daton qysh moti në ditët e vështira për Kombin. Në qeverisjen e tij ka pas vendime të mëdha për vendin tonë. Sporti pjesa ku unë punoj dhe do vazhdoj të punoj edhe në të ardhmen është pjesa ku unë dua të jep kontributin tim!”. “Së pari në tatami e pse jo për krejt Sportin sepse besoj që është pjesa ku unë di dhe mundem. Pretendimet e mia të jem afër Ramushit janë pikërisht në Sport në të mirë të Kosovës dhe sportistëve Kosovar!”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Presidentja Osmani kujton viktmat e Masakrës së Izbicës: U vranë në shtëpitë e tyre vetëm pse ishin shqiptarë 10 sekonda më parë
Kosova Osmani përkujton masakrën e Izbicës: Dëshmi për rrugën e vështirë nëpër të cilën kaluam 59 sekonda më parë