Driton Kuka nderohet me titullin "Honoris Causa" - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Driton Kuka nderohet me titullin “Honoris Causa”

NULL NULL
22/09/2022

Trajner i njohur i xhudos Driton Kuka, është nderuar me titullin “Honoris Causa” nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, për kontributin e dhënë në sport dhe njohen e Kosovës.

Rektori i UP-së Naser Sahiti, tha se me punën e trajnerit Kuka u lartësua Kosova.

Sahiti tha se Kuka i ka thyer shumë barriera.

“Jam lumtur t’i uroj mirëseardhje Driton Kukës, i cili me punën e tij ka lartësuar vendit tonë kudo në botë. Si Universitet me traditë sot po shënojmë ceremoninë e doktoratës së nderit të 21 me radhë, në shekullin 21 i cili i mbahet për, Driton Kuka, trajner dhe selektor i Përfaqësuese së Kosovës në xhudo, i cili për me shumë se një dekadë ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm më fushën e sportit” – tha ai në fjalimin e tij.

Ai theksoi se Driton Kuka është pikë referimi për shumë të rinj.

“Figura e tij është pikë referimi për shumë të rinjë. Kuka së bashku me medalistët që ka përgatitur ka thyer shumë barriera dhe i ka treguar botes se në vendin tonë të Kosovës shihet pasuria më e madhe rinia jonë e talentuar” – theksoi Sahiti.

E në fjalën e tij, profesori universitar Hasim Rushiti, tha se trajneri Driton Kuka në fushën e sportit në arenën ndërkombëtare është i jashtëzakonshëm.

“Jam jashtëzakonisht i nderuar që sot të paraqes arsyetimin e iniciuar nga Fakulteti Fizik dhe Sportit të mbështetur edhe nga UP-ja që t’i ndahet çmimi ‘Doctor Honoris Causa’ Driton Kukës”.

“Kontributi i trajnerit Kuka në fushën e sportit si dhe në njohjen dhe afirmimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare është e jashtëzakonshme. Rrugëtimi i punës së tij të palodhshme profesionale e kurorëzoj me arritjet e rezultateve në nivelet më të larta botërore”, u shpreh Rushiti.