22:09, 26 Qershor 2019

Majlinda Kelmendi, kampionia olimpike ditë më parë e ka siguruar medaljen e artë në Lojërat Europiane “Minsk 2019” duke e mposhtur kundërshtaren ruse, Natalia Kuziutina.

Kjo ka qenë e vetmja medalje që xhudistja kosovare nuk e ka pasur.

Image may contain: 2 people, people smiling, people playing sports

Ndonëse ka fituar gjithçka, Majlinda nuk ndalet. Trajneri i saj, Driton Kuka, thotë se edhe në këtë kohë asaj duhet shpesh t’i thotë STOP.

“Majlinda si fëmijë ka qenë e veçantë. Nuk po e them tash pse është kampione e paevitueshme. Kjo gjithmonë ka pasur një qëndrim më serioz për moshën e saj, por ky seriozitet është kthyer në punë shumë të madhe”, ka thënë Kuka në Zonën B të Klan Kosovës.

“Një Majlindë me rezultatet që i ka arritur është fantashkecën. Fëmijë të motivuar ka, por këto që i ka arritur Majlinda qofsha i gabuar, por për 100 vjet nuk do t’i arrij askush”.

“Majlindës edhe në këtë kohë duhesh me i thanë stop. Lëndimet e saj vijnë si pasojë e ngarkesë. Sepse ajo punon edhe fshehtas meje. Nëse unë i them duhem dy orë stërvitje, ajo ushtron 2 orë e 30 minuta”.

“Aktualisht para disa muajve i kam thënë nuk punoj me ty nëse vepron kështu. Nëse nuk më dëgjon 100%. Kjo çdo ditë i thotë shpirtit dil”.

“Një personalitet të tillë nuk e kam hasë jo vetëm në sportin e Kosovës, por askund. Majlinda punon ma shumë se krejt”.

Image may contain: 2 people, people smiling

EUROPA MUND TA IZOLOJË KOSOVËN, POR JO MAJLINDËN – E ARTË EDHE NË LOJËRAT EUROPIANE

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë