Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Driton Kuka: Loriana fitoi medalje në vendin që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës

NULL NULL
03.06.2023 16:27

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka reaguar pasi Loriana Kuka e fitoi medaljen e bronztë në Grand Prixin e Taxhikistanit.

Kuka potencoi se Loriana fitoi medalje në vendin që ende se njeh pavarësinë e Kosovës.

Ai shtoi se sporti dhe sportistët tanë po shkojnë përtej, duke forcuar themelet e shtetit tonë kudo nëpër botë.

“Java e kaluar sishte me fat por kësaj radhe pa ma ndryshe! Loriana fiton medalje në Tajikistanin e largët që se njeh ende vendin tonë por sporti dhe sportistët tanë po shkojnë përtej,duke forcuar themelet e shtetit tonë kudo nëpër Botë!”, shkroi Kuka.

“3 fitore të Lorianes mjaftuan që në Kosovë të kthehet me medalje. Medalje në kategorinë e re,kemi vendos së bashku të sfidohem në kategorinë 70 kg dhe medalja erdhi me shpresë drejt asaj Olimpike për të cilën edhe do punojmë fortë!”

“Akil Gjakova shënoj dy fitore por pësoj dy herë prapë vendi i 7 ende në kërkim të formës por pikë të rëndësishme Olimpike”. /Klankosova.tv.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.