Driton Hajredini fiton çmimin “Muslim Mulliqi” 2022 (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Driton Hajredini fiton çmimin “Muslim Mulliqi” 2022 (VIDEO)

NULL NULL
nga Hekuran Sokoli 01.02.2023 19:28

Në Galerinë Kombëtare të Kosovës është hapur ekspozita e edicionit të 14-të e çmimit “Muslim Mulliqi” 2022.

Në këtë ekspozitë ku janë pjesëmarrës artistë vendorë dhe ndërkombëtar, çmimin prej tremijë eurosh e ka fituar piktori Driton Hajredini, njofton Klan Kosova.

Hajredini në këtë ekspozitë ka marrë pjesë me një pikturë dhe një video, ku sipas tij, çmimi i është ndarë për video.

Ekspozita është organizuar me koncept kuratorial nga Christian Mosar (Luksemburg) dhe Raimund Stecker (Dusseldorf) dhe do të qëndrojë e hapur deri më 26 shkurt 2023.

Artistët pjesëmarrës janë: Bianca Baierl, Artan Balaj, Heinz Baumüller. Ralf Fritz Berger, Ben Greber & Bram Kuypers, Jojo Gronostay, Clegg & Guttmann, Avdi Hajdari, Driton Hajredini, Bardh-I (rafet) Jonuzi-T, Majlinda Kelmendi, Filip Markieëicz, Faton Mazreku, Agron Mulliqi, Pasha Rafiy, Yvonne Roeb, Titus Schade, Eric Schumacher, Junior Toscanelli, Gan Erdene Tsend, Laureta Vogliqi, Kristin Ëenzel, Qazim Xhylani, Alket Zeqiri, dhe Lulzim Zeqiri.

Vlen të theksohet se artistët ndërkombëtarë nuk kanë qenë në garë për ta marrë çmimin. Gara ka vlejtur vetëm për artistët vendorë.

klankosova.tv