Dritat e Podujevës pushtojnë rrjetet sociale (VIDEO)

Dritat e Podujevës pushtojnë rrjetet sociale (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Sinani 1 javë më parë

Komuna e Podujevës ka ndriçuar sheshin e qytetit që është në përfundim të punimeve.

Ndezja e dritave në këtë qytet u prit me entuziazëm nga banorët, ngase sipas tyre e pritën  për vite me radhë.

E kur dëshira e tyre u realizua, në rrjete sociale “plasën” batutat, njofton Klan Kosova.

Dikush sheshin e këtij qyteti e radhiti të 8-in nga 7 mrekullitë e botës, ndërkohë që për dikë Podujeva pas rregullimit të shetitores do të presë shumë turistë.

Edhe vetë banorët e Llapit vendlindjen e tyre tani po e krahasojnë me Las Vegasin që njihet si “qyteti i dritave”.

“Kështu ia ka nisë edhe Las Vegasi kapak- kapak, semaforat i bëmë, tash dritat”  tha një banor i Podujevës.

Pjesa e parë e korzosë së qytetit pritet të pëfundojë pas dy jave ndërkohë që në të u investuan 1 milion euro, njofton Klan Kosova.