Dritat e kaltra ndihmojnë në uljen e tensionit NULL NULL 08.11.2018 23:30 08.11.2018 23:30 Ekspozimi ndaj dritës së kaltër ulë shtypjen në gjak, kanë treguar studimet e realizuara së fundmi. Në një testim me 14 persona të shëndetshëm është parë se pas qëndrimit për gjysme ore në drita të kaltra nivelet e tensionit të gjakut janë ulur në të njëjtën masë si pas meditimit. Drita e kaltër stimulon lirimit e oksidit nitrik, i cili relakson venat e gjakut dhe rrjedhimisht ulë edhe tensionin. Sipas mjekëve kjo mund t’i ndihmojë shumë personat që kanë probleme me shtypjen e gjakut e që nuk mund ta kontrollojnë shtypjen me medikamente. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.