Drita sot nis rrugëtimin evropian

Drita sot nis rrugëtimin evropian

1 muaj më parë

Kampioni i Kosovës në futboll FC Drita pritet të luajë sot ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve për këtë vit.

“Intelektualët” përballë sot do ta kenë kampionin e Andorras, Inter d’Escaldes, transmeton Klan Kosova.

Për gjilanasit kjo do të jetë hera e dytë që luajnë në këtë fazë, pasi edhe dy vite më parë ishin paraqitur në parakualifikime të “Championsit”.

Kurse, për rivalët nga Andorra, ky është viti i parë që do ta shijojnë Evropën.

Drita – Inter d’Escaldes, fillon nga ora 18:00 në Nyon të Zvicrës.