Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Drita rikthehet në Superligë pas finales dramatike ndaj Proton Cable Prizrenit

NULL NULL
20.04.2026 21:43

Klubi basketbollistik Drita, e ka siguruar rikthimin në Superligën e Kosovës në basketboll, pasi ka mposhtur edhe në ndeshjen e dytë të finales Proton Cable Prizrenin me rezultat të ngushtë 92:91.

Ishte një përballje tejet dramatike, ku fituesi u vendos vetëm në momentet e fundit, ashtu si edhe në takimin e parë. Të dyja ndeshjet e finales u karakterizuan nga rivalitet i madh, intensitet dhe emocione deri në sekondat e fundit, transmeton Klan Kosova.

Skuadra nga Gjilani, u tregua më e përqëndruar dhe më e vëmendshme në çastet vendimtare, duke menaxhuar më mirë presionin dhe duke e mbyllur serinë finale me rezultat 2:0.

Me këtë sukses, Drita shpallet kampione e Ligës së Parë dhe rikthehet me meritë në elitën e basketbollit kosovar, duke kurorëzuar një sezon të jashtëzakonshëm.

lajme të ngjashme