Drita – Prishtina dhe dy ndeshje të tjera interesante ekskluzivisht në Artmotion

Drita – Prishtina dhe dy ndeshje të tjera interesante ekskluzivisht në Artmotion

NULL NULL
nga Arbon Flugaj 3 weeks më parë

Dy ndeshje nga BKT Superliga ishin në transmetim ditën e djeshme në kanalet Art Sport teksa sot vijnë edhe tre të tjera të cilat përplasin skuadrat e renditura nga pozita e 5-të e deri në atë të 10-tën.

Në Art Sport 1 dhe Klan Kosova vjen derbi mes Dritës dhe Prishtinës që nis me fillim nga ora 15:00 teksa premton ndeshje të bukur dhe interesante mes skuadrave të cilat duan rikthimin në krye të tabelës pas një starti jo ideal të kampionatit. Kjo ndeshje zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan ndërsa komentator i saj do jetë Arlind Sadiku.

Në Art Sport 2 në po të njejtën kohë vjen ndeshja mes Llapit që akoma nuk di për fitore dhe Dukagjinit që të parin sukses sezonal e arriti në mesjavë kundër Dritës. Kjo ndeshje do të vijë nën komentimin e Lirim Pecit.

E fundit, por jo më pak e rëndësishmja… në Art Sport 3 përballja mes Feronikelit dhe Ulpianës, dy skuadrave të cilat duan të dalin nga pozitat e rrezikshme të tabelës dhe një fitore në këtë ndeshje do të ndihmonte për ta arritur këtë gjë. Jon Ajeti do ta komentoj këtë ndeshje.