Drita humb në Podujevë, Ballkani barazon me Prishtinën (VIDEO) NULL NULL 08.03.2025 16:52 08.03.2025 16:52 Ballkani e ka shpërdoruar një mundësi të mirë, për t’u afruar në tetë pikë ndaj Dritës, pak ditë para përballjes direkte. “Xhebrailat” avancuan në minutën e 81-të ndaj Prishtinës në Suharekë, me anë të sulmuesit, Sunday Adetunji. Por nuk zgjati shumë dhe planet e suharekasëve i prishën mysafirët. Prishtina e ngriu buzëqeshjen te skuadra vendase, duke ia barazuar rezultatin në minutën e 92-të, raporton Klankosova.tv Ishte Axel Gnapi ai që i dha vulën përfundimtare këtij takimi që përfundoi 1-1. Festa e lojtarëve të Prishtinës pas golit të barazimit në Suharekë Barazimi i Ballkanit ia lehtësoi Dritës “dhimbjen” e humbjes në Podujevë, pasi mbetet lidere me plot dhjetë pikë më shumë. Llapit fitoren ndaj gjilanasëve ua siguroi goli i Ardit Tahirit, në minutën e 16-të të ndeshjes. Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina, me 26 pikë të grumbulluara, për momentin ka ikur nga zona e rrezikut për rënie nga elita futbollistike.