Drita fillon përgatitjet për duelin kundër Legia Warshvës, merr rrugë drejt Shqipërisë

Drita fillon përgatitjet për duelin kundër Legia Warshvës, merr rrugë drejt Shqipërisë

NULL NULL
1 muaj më parë

Kampioni i Kosovës në futboll, FC Drita, pas fitores kundër Sileksit në kuadër të Ligës së Evropës, tashmë ka filluar të organizohet për ndeshjen e radhës.

Gjilanasit gjatë ditës së sotme kanë udhëtuar drejt bregdetit shqiptar, aty ku do të zhvillojnë përgatitjet për sfidën e 24 shtatorit kundër Legia të Warshavës, duel ky që do të zhvillohet në Poloni, njofton Klan Kosova.

“Klubi jonë sapo ka arritur në Durrës ku do të qëndrojë deri më 23 shtator”, thuhet në njoftimin e Dritës.

“Ekipi është vendosur në Tropikal Resort për të vazhduar me karantinim dhe përgatitje për ndeshjen në kuadër të Europa League që do të zhvillohet të enjten më datë 24 shtator në Poloni”, thuhet në njoftimin e Drita FC në Facebook.

FC DRITA ZHVENDOSET NE SHQIPËRI19.09.2020Klubi jone sapo ka arritur ne Durres ku do te qendroje deri me 23…

Publiée par Drita FC sur Samedi 19 septembre 2020