Drita ndalë Ferronikelin, ndezet gara për titull NULL NULL 02.05.2015 16:15 02.05.2015 16:15 Pas një seri rezultateve pozitive, vjen disfata e liderit së tabelës, Ferronikelit. Drita sot në Gjilan e ka mposhtur “Ferronikelin”, me rezultat 1-0, në kuadër të xhiros së 26-të të Raiffeisen Superliga e Kosovës në futboll. Gjilanasit që gjenden në pjesën e rrezikshme të tabelës, me golin e Mensur Limanit (70’), arkëtuan tri pikë të mëdha në garën për t’i ikur barazhit. Ndërsa, disfata e Ferronikelit e ka bërë edhe më të ashpër luftën për titull të kampionit. Skuadra nga Drenasi kryeson tabelën më 51 pikë, katër më shumë së Besa, kurse gjashtë pikë më shumë së Prishtina, dhe fitoret eventual të këtyre dy skuadrave kundër Trepçës përkatësisht Ferizajt do ta benë edhe më të ashpër garën për kreun e tabelës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll FSHF-ja konfirmon shitjen e biletave në afat rekord për ndeshjen Shqipëri-Çeki, mbi 300 mijë kërkesa ishin 17/09/2023