Drita e Ballkani luajnë baras, Llapi befasohet nga Malisheva

Drita e Ballkani luajnë baras, Llapi befasohet nga Malisheva

NULL NULL
1 month më parë

Derbi i javës së katërt në mes Dritës e Ballkani ka përfunduar pa gola.

Golat ishin të vetmet ato që munguan në këtë takim, pasi që të dy skuadrat patën raste të mira shënimi por që nuk arritën t’i konkretizojnë në gol.

Në anën tjetër, skuadra e Tahir Batatinës, Llapi, është befasuar në shtëpi pasi që u mposht nga Malisheva me rezultat të thellë, 0-3.

Të tri golat, Malisheva i shënoi në pjesën e dytë, pasi që pjesa e parë u mbyll me rezultat 0-0.

Stullqaku shënoi dy herë brenda dy minutave për Malishevën, ndërsa kur mendohej se rezultati përfundimtar do të jetë 0-2, Malishevës ia thelloi epërsinë në minutat shtesë të takimit.

Kurse, Feronikeli e ka mposhtur në shtëpi skuadrën e sapo ngjitur në Superligë, Dukagjinin, me rezultat 1-0, falë golit të Ardi Qorrit në minutën e katërt të takimit.

Pas këtyre rezultateve, Drita e Ballkani ndajnë pozitën e parë dhe të dytë me nga tetë pikë, Feronikeli gjendet në pozitën e pestë me gjashtë pikë nga katër ndeshje, Dukagjini me dy pikë aq sa ka edhe Llapi.