Drita “divorcohet” me Kastriot Selmanin NULL NULL 27.05.2025 13:51 27.05.2025 13:51 Kampionja e re e Kosovës në futboll, ka filluar të bëhet gati për kampanjën evropiane. Duke konstruktuar skuadrën për Ligën e Kampionëve, Drita ka rinovuar disa kontrata, por ka edhe futbollistë që nuk do të jenë pjesë e gjilanasëve, raporton Klankosova.tv. Njëri prej tyre është Kastriot Selmani, me të cilin “Intelektualët” njoftuan se i kanë ndarë rrugët. “Kastriot Selmani pas tre vitesh përfundon rrugëtimin me ne. Pas përfundimit të kontratës Kacit i është dhënë lamtumira në ndeshjen e fundit me Feronikeli ’74 nga bashkëlojtarët dhe tifozët”, shkruhet në njoftimin e klubit nga Gjilani. Drita i ka uruar suksese lojtarit në vazhdimin e karrierës së tij. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.