Dreshaj i AAK-së pjesëmarrës në tubimin e Vetëvendosjes në Istog (VIDEO) NULL NULL 03.02.2021 16:24 03.02.2021 16:24 Gani Dreshaj hoqi dorë nga kandidimi për deputet në Kuvendin e Kosovës nga lista e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për zgjedhjet e 14 shkurtit. Ai është parë sot në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje që është mbajtur në Vrellë të Istogut, njofton Klan Kosova.tv. Dreshaj në zgjedhjet e fundit lokale ka qenë kandidat për Kryetar të Komunës së Istogut nga AAK, ku në raundin e balotazhit e ka humbur garën zgjedhore vetëm për dhjetëra vota. Ai po ashtu ka qenë deputet në Kuvendin e Kosovës nga ky subjekt politik. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 orë më parë