Dreri godet një motoçiklist, e lë pa ndjenja (VIDEO) NULL NULL 10.04.2019 18:08 10.04.2019 18:08 Një motoçiklist në rrugët e Polonisë u godit nga një dre që po e kalonte rrugën. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Wrocklaw dhe është kapur nga kamera e një veture në lëvizje. Sipas dëshmitarëve të rastit, pas incidentit, njeriu i shtrirë në tokë ishte pa vetëdije. Ndihmë të shpejtë atij ia ka ofruar një mjek që qëlloi në vendin e ngjarjes dhe më pas e ka dorëzuar tek mjekët në veturën e ambulancës, të cilët e kanë dërguar në spital. Për më shumë, ndiqeni videon e mëposhtme: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.