23:58, 25 Qershor 2019

Ferronikeli ka shënuar fitore me rezultat 1 me 0, ndaj skuadres nga Gjilbraltari Red Lincoln Imps.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të gjysmëfinales së fazës parakualifikuese për në Champions League.

Atyre nuk ju deshtë më shumë se tre minuta për të kaluar në epërsi.

Mendurim Hoti ishte ai që ia mundësoi kalimin tutje kampionëve të Kosovës.

Por, fakt interesant është edhe kuptimi i emrit të sotëm të kundërshtarëve të Ferronikelit.

Red Lincoln Imps, sipas kuptimit të skuadrës gjilbraltare i bie “dreqërit e vegjel”.

Ndryshe të premtën “Tigrat e zinj”, do ta kenë një tjetër përballje kundër FC Santa Coloma.

Konkurs Pune

Lexo më shumë