Drenusha Latifi flet për rrugëtimin e saj në BBVK: Eksperienca më e bukur e jetës sime (VIDEO) NULL NULL 22.06.2025 12:31 22.06.2025 12:31 Ish-konkurrentja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Drenusha Latifi ka qenë e ftuara e radhës në emisionin “Sol Summer”. Ajo gjatë intervistës foli rreth eksperiencës së saj në këtë format gjigant, transmeton Klankosova.tv. Drenusha tha se rrugëtimi i saj në BBVK ka qenë ndër momentet më të bukura të jetës së saj, derisa shtoi se do ta kujtojë me plot nostalgji. “Ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme. Normal, Big Brother është një eksperiencë që ndodh një herë në jetë dhe është shumë me rëndësi me e shiju. Në fakt për mua nuk ka qenë shumë e lehtë me e shiju brenda Big Brother-it për shkak të mallit për fëmijë, sepse ai ka qenë problemi më i madh për mua, pasi të tjerët nuk i kam lejuar të më krijojnë problem. Përndryshe, nuk jam pishman që kam qenë pjesë e atij formati. Ka me qenë ndër eksperiencat më të bukura të jetës që do ta kujtoj me shumë nostalgji”, u shpreh Latifi. Ndër të tjera, Drenusha Latifi foli për mesazhin që dha nëpërmjet rrugëtimit të saj në Big Brother VIP Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.