21:00, 14 Prill 2019

Kombëtarja e Kosovës U21 në hendboll ka shkruar historinë duke u bërë kombëtarja e parë e Kosovës që arrin të kualifikohet në një Kampionat Botëror.

Sot “Dardanët” fituan ndaj Taipeit Kinez me rezultat 30:26 në finalen e IHF Intercontinental për të siguruar kualifikimin në Botëror. Që nga fillimi kosovarët ishin në epërsi, që njëherë madje arriti në tetë gola.

Kampionati Botëror 2019 do të mbahet në Spanjë në muajin korrik.

Drenit Tahirukaj, lojtari i kombëtares së Kosovës U21 në hendboll, ka thënë për Klan Kosovën se fitorja e sotme është një ndjenjë të cilën ai nuk mund ta përshkruajë.

“Është një ndjenjë e papërshkrueshme dhe ne e kemi shkruar historinë e për këtë i falënderoj të gjithë”.

“Nuk ka qenë ndeshje shumë e vështirë sepse edhe para disa ditësh kemi luajtur me këtë ekip ku kemi fituar.Presim suksese në Kampionatin Botëror i cili do të mbahet në Spanjë”.

Lajmi i fundit: Kosova U21 në hendboll – kombëtarja e parë që prek Botërorin

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë