Drenicakët e ndalin Vuçiqin (VIDEO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Drenicakët e ndalin Vuçiqin (VIDEO)

NULL NULL
09/09/2018

Përveç protestave, shkuarja e Aleksandar Vuçiqit në Banjë të Skenderajt u ndalua edhe nga Institucionet e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka tërheqë lejen e dhënë nga Ministria e Punëve të Jashtme për vizitë të presidentit serb, në zonën e Drenicës, njofton Klan Kosova.

Haradinaj ka bërë të ditur se vendimi për t’i revokuar lejen presidentit serb ka hyrë në fuqi menjëherë.

Për vendimin e Qeverisë dhe protestat në Skenderaj, ka shkruar edhe presidenti i kosovës, Hashim Thaci, në një status në Facebook.

Ai ka thënë se për shkak të rrethanave të reja të krijuara dhe ruajtjes së sigurisë së qytetarëve dhe të vetë delegacionit të presidentit serb, sot Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për anulimin e vizitës së tij në fshatin Banje.

Kronika nga gazetarja Mejreme Gashi sjell protestën e shqiptarëve në Skenderaj të cilët nuk lejuan që Vuçiq të hyjë në zonën e Drenicës ku bashkë me protestuesit ishte edhe kreu i Skenderajt, Bekim Jashari, njofton Klan Kosova.