Drenica dhe Ballkani fitojnë në shtëpi, Flamurtari merr një pikë në Gjilan NULL NULL 23.02.2019 15:32 23.02.2019 15:32 Sot janë zhvilluar tre ndeshje në kuadër të javës së 19-të në IPKO Super ligë. Drenica ka shënuar fitore para tifozëve të vet në stadiumin ‘Bajram Aliu’ në Skenderaj duke mposhtur Ferizajn me rezultat 3:1. Golat për kuqezinjtë i kanë realizuar Kreshnik Uka (5’), Diar Prokshi (29’) dhe Qemail Elshani (82’), derisa golin e vetëm për ferizajasit e ka shënuar Genc Hamiti në minutën 84’. Tre pikë në shtëpi i ka arkëtuar edhe Ballkani duke mposhtur KEK-un me rezultat 3:0. Futbollistët të cilët shënuan në këtë ndeshja janë Blend Baftiu (27’), Borche Manevski (62’) dhe Besnik Krasniqi (90’). Ndërsa, Flamurtari pas fitores së rëndësishme kundër Prishtinës në javën e kaluar, këtë herë ka arritur ta nxjerrë një pikë si mysafir i Gjilanit, duke e mbyllur ndeshjen me rezultat 0:0. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.