Drenas: E moshuara vdiq pasi u godit nga vetura NULL NULL nga Albert Bajrami 06.06.2023 19:54 nga Albert Bajrami 06.06.2023 19:54 Një grua e moshuar e ka humbur jetën pasi është goditur nga një veturë. Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Shtrubullovë të Drenasit. Ajo ishte dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës. E moshuara vdiq në orët e para të ditës së marte. Rastin e konfirmoi për Klankosova.tv drejtori i Qendres Emergjente Naser Syla. “Ajo ka pësuar politraumë të rëndë. Ka vdekur rreth orës 01:45”, tha Syla. Ndërkaq ceremonia e varrimit të saj u bë sot në ora 18:30, në varrezat e fshatit Shtrubullovë. Lajmin e dhanë familjarët përmes rrjeteve sociale./Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haxhiu: Deklaratat e Qeverisë për vendimet e gjykatave, nuk paraqesin ndërhyrje në sistemin e drejtësisë 8 orë më parë