Drenas: Dhëndri sulmon me makinë mikun (VIDEO) NULL NULL 27.03.2023 20:49 27.03.2023 20:49 Prishja e miqësisë familjare duket se e inatosi fort. Si rrjedhojë një 44 vjeçar nga Nekoci i Drenasit, sulmoi të dielën pasdite vëllanë e ish-gruas së tij me të cilën është ndarë. Për këtë, siç merr vesh Klani, ai e pa fajtor ish-mikun e tij G.I, të cilin tentoi ta shkelë me veturë në Komoran para lokalit të tij. Ish-dhëndri i dyshuar u arrestua për 48 orë e më pas dhe po hetohet për ‘tentim vrasje’. Në anën tjetër i lënduari 31 vjeçar, kërkoi ndihmë mjekësore në Qendrën Mjekësore të Komoranit dhe në QKUK pasi kishte ca gërvishtje dhe ishte i shqetësuar. I dëmtuari u lirua për në shtëpi e jo zyrtarisht televizioni mëson se qëllim ishte frikësimi i tij nga i ndaluari dhe jo lëndimi.
Kosova Detaje për vdekjen e 5 vjeçarit në Vushtrri: Arma u gjet 56 metra larg nga vendi i ngjarjes 09/04/2023