Drejtuesit e Malouf flasin për bashkëpunimin me Comodita: Produktet janë të standardeve amerikane (VIDEO) NULL NULL 13.04.2023 00:09 13.04.2023 00:09 Sam dhe Kacie Malouf nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qëndruar në Kosovë ku dhe kanë vizituar prodhuesin e dyshekëve, Comodita, kompani prej të cilës ata importojnë. Në një intervistë për Klan Kosova afaristët amerikanë kanë treguar për kontaktet me Comodita si dhe bashkëpunimin e tyre në tre vjetët e fundit. “Pra ne prodhojmë produkte në tërë botën, në shumë shtete dhe veçanërisht gjatë pesë vjetëve të fundit gjërat kanë qenë të ndërprera globalisht në prodhim. Ne gjatë tërë kohës kërkojmë vendin më të mirë për të prodhuar produktin më të mirë dhe e kemi një ekip që fokusohet në gjetjen e hapësirave dhe shteteve që janë shumë të mirë në atë që e bëjnë”. “Ne nuk e kishim menduar kurrë të prodhojmë produkte në Kosovë, nuk dinim asgjë vërtet, dhe ekipi ynë gjeti Ventious në Korporatën Devolli këtu në Kosovë dhe filluam para tre vjetësh të punojmë bashkë dhe është rritur shumë shpejtë, sepse këta janë shumë të mirë në punën që bëjnë dhe ofruan produkte shumë konkurruese dhe produkte me kualitet shumë të lartë me çmim të mirë, që vërtet përshtatet me nevojat tona për tregun amerikan”, është shprehur Sam. “Ata bënë punë shumë të mirë me porositë që na duheshin gjatë COVID-it, ishte një kohë shumë e ngarkuar për ne në SHBA dhe ata kishin mundësi t’i përmbushnin kërkesat dhe u rritën shumë dhe për shkak të kësaj edhe ne u rritëm”. Për Sam ka qenë e mahnitshme se si një si kompani nga Kosova mund të depërtojë në tregun amerikan dhe të bëhet eksportuesi më i madh. Krejt kjo, sipas tij ka ndodhur për shkak të cilësisë së lartë të produkteve të Comodita. “Asnjëherë nuk kemi pasur probleme me cilësinë. Shpejtësia me të cilën prodhojnë ata është shokuese, sa shpejt kanë mundësi t’i bëjnë”. Sam ka vazhduar të tregojë se produktet e Comodita janë të standardeve amerikane. Kjo është edhe arsyeja se pse Malouf do ta vazhdojnë bashkëpunimin me kompaninë lidere kosovare në këtë industri. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Eksperti britanik thotë se duket që terroristët u trajnuan me automjetet që Amerika ia dhuroi Serbisë 4 orë më parë
Kosova Kearns për kërcënimet serbe: Mosndëshkimi ngjallë përbuzje për sundimin e ligjit 20 orë më parë