Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës u pritën në takim nga kryeministri Kurti NULL NULL 03/12/2021 03/12/2021 Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, janë pritur sot në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, derisa të pranishëm ishin edhe ministri për Kulturë, Rini e Sport, Hajrullah Çeku, dhe zëvendësministrja Daulina Osmani. Presidenti Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Aliti, falënderuan kryeministrin Kurti për mirëpritjen dhe përkrahjen e vazhdueshme që po i jep sportit në vend dhe njëkohësisht prezantuan punën dhe objektivat e Komitetit Olimpik të Kosovës për zhvillimin e sportit në vend. Veçanërisht u vlerësua bashkëpunimi i ngushtë me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit drejt zhvillimit të sportit elitar, sportit për të gjithë, shkollor dhe universitar. Kryeministri Kurti tregoi gatishmërinë e tij për përkrahjen e sportit si fushë me interes dhe prioritet shtetëror. Sporti, përveç që fuqizon imazhin pozitiv të Kosovës në arenën ndërkombëtare, duhet të bëhet kulturë në vendin tonë, tha ai. U diskutua edhe për infrastrukturën sportive si komponentë tejet e rëndësishme për masovizimin dhe rezultatet sportive.