Drejtues të FFK-së në Nyon, për anëtarësimin në UEFA (VIDEO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Drejtues të FFK-së në Nyon, për anëtarësimin në UEFA (VIDEO)

NULL NULL
10/08/2015

Shtëpia evropiane e futbollit do të ketë mysafir nga Kosova.

Por, delegacioni kosovar të martën në Nyon nuk do të takohet me kreun e UEFA-s, Michael Platini.

Qëllimi i këtij udhëtimi sipas kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, është këshillimi juridik për anëtarsim në UEFA.

Megjithatë para se të marr rrugë për Zvicër, Vokrri nënshkroi vazhdimin e kontratës për sponzorizimin e Superligës së Kosovës.

E  ky vit për drejtorin e Reiffeisen Bankës, Robert Wright do të jetë më ndryshe.

Sipas tij ky mund edhe të jetë viti kur Kosova do të anëtarësohet në FIFA dhe UEFA.

Federata e futbollit dokumentacionin e aplikimit në UEFA ia kishte dorëzuar Michael Platinit në muajin mars, transmeton Klan Kosova.

Kronikë nga Naim Selmani.