Drejtoria e Inspekcionit në Mitrovicë ngrit kallëzim penal ndaj kompanisë që shtroi asfalt në parkun e qytetit

Drejtoria e Inspekcionit në Mitrovicë ngrit kallëzim penal ndaj kompanisë që shtroi asfalt në parkun e qytetit

NULL NULL
1 month më parë

Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Mitrovicës ka ngritur kallëzim penal ndaj kompanisë që ka shtruar asfalt mbi parkun e qytetit në Mitrovicë.

“Lidhur me asfaltin e vendosur mbi parkun e qytetit në Mitrovicë, Drejtoria e Inspekcionit njofton qytetarët se inspektorët komunalë posa kanë marrë informatën për fillimin e punimeve në atë pjesë, ditën e diel menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me Policinë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Mitrovicës.

Drejtoria e Inspekcionit ka thënë se kompania ka poseduar leje vetëm për vendosjen e gypave të ujit dhe të kanalizimit në atë pjesë të parkut, por jo edhe që të shtrojë asfalt.

“Të dielën kur kemi pa që po tenton të shtrojë rrugë, inspektorët përgjegjës e kanë bllokuar punën duke vendosur shiritat. Mirëpo kompania e ka kryer natën asfaltimin. Sot i kemi ngritur kallëzim penal dhe do të vazhdojmë me procedura tjera që parasheh ligji”, janë shprehur nga Drejtoria e Inspekcionit.

Drejtoria e Inspekcionit në Mitrovicë ka premtuar që parku do të kthehet në gjendjen e mëparshme.

Klan Kosova ka realizuar edhe një kronikë lidhur me këtë zhvillim të pazakontë në parkune  Mitrovicës.