Lajmet e fundit

Vetëm dy ditë pasi kishte marrë pjesë në një diskutim për kancerin e gjirit, ku kishte folur për ruajtjen e jetës së grave, drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Gëzim Berisha, u arrestua nën dyshimet për presion ndaj bashkëshortes.
Sipas raportimeve, Berisha dyshohet se e kishte kërcënuar bashkëshorten duke përmendur rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, e cila u vra javën e kaluar në Vitomiricë të Pejës.
Sipas Policisë, bashkëshortja e tij kishte raportuar se Berisha vazhdimisht kishte ushtruar presion psikik ndaj saj, ndonëse ajo kishte deklaruar se nuk jetonte me të prej disa muajsh.
Me urdhër të prokurorit, Berisha ishte ndaluar për 48 orë. Ndërkohë, sipas raportimeve, ky nuk është rasti i parë kur ai dyshohet për sjellje të tilla.
Lidhur me rastin ka reaguar edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili ka kërkuar që të ndërmerren masat përkatëse.
Ndiqni kronikën për të gjitha detajet: