23:37, 23 Maj 2020

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, Faton Alija, ka bërë të ditur se sot janë marrë 95 mostra të zyrtarëve policorë atje për testim për Covid-19, njofton Klan Kosova.

“Me datën 20 maj ka dalë një zyrtar policor pozitiv për Covid-19, pas këtij dje janë testuar edhe 20 zyrtarë tjerë ku 12 prej dolën pozitivë”.

“Gjithashtu edhe sot janë gjurmuar rastet tjera, ku nga 95 mostra që u morën vetëm 1 zyrtarë doli pozitiv, deri tani të prekur kemi vetëm 14 zyrtarë”.

Alija u bëri thirrje qytetarëve që nesër për festën e Fitër Bajramit të mos dalin për lëvizje pa nevojë

“Ju bëjmë thirrje që nesër për festën e Fitër Bajramit të mos dilni pa nevojë, të respektoni orarin e lëvizjes siç është i paraparë me numër të fundit të letërnjoftimit”.

“Policia që nga orët e hershme të mëngjesit do të dal në qytet dhe gjatë tërë ditës do të jetë në shërbim të qytetarëve”, ka thënë Alija në një konferencë për media.

Konkurs Pune

Lexo më shumë