17:56, 8 Gusht 2019

Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Kristë Gjokaj, së bashku me pesë zyrtarë të tjerë janë suspenduar nga puna.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, në një lidhje direkte në emisionin Info Magazine.

“Kemi pranuar rekomandim nga Inspektorati Policor dhe janë marrë masat e suspendimit”.

Kelani ka bërë të ditur se suspendimi i gjashtë pjesëtarëve të Policisë ka të bëjë me një rast të lëndimit trupor – rrahje të një grabitësit.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë