Drejtori i policisë kërkon angazhim maksimal nga stafi në zbatimin e ligjit NULL NULL 29.03.2023 19:36 29.03.2023 19:36 Drejtori i Përgjithshëm i policisë Gazmend Hoxha, ka mbajtur takim me menaxhmentin. Hoxha kërkoi nga vartësit e tij angazhime të shtuara në zbatim të ligjit dhe ofrim sa më efikas të shërbimeve për qytetarët. “Siguria e përgjithshme, parandalimi i veprave penale, struktura organizative e PK-së dhe menaxhimi policor, avancimi i bashkëpunimit me komunitetin dhe aksidentet rrugore ishin ndër temat kryesore të këtij takimi”, njofton policia. Kreu i policisë, ofroi mbështetjen e tij të fuqishme për përfaqësuesit, respektivisht drejtorët kompetentë në adresimin e çështjeve të rëndësishme, arritjen objektivave të përbashkëta dhe avancimin e mëtejmë të punës policore. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
Kosova Detaje për vdekjen e 5 vjeçarit në Vushtrri: Arma u gjet 56 metra larg nga vendi i ngjarjes 09/04/2023