Drejtori i policisë: Do ta rris transparencën dhe integritetin në polici - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Drejtori i policisë: Do ta rris transparencën dhe integritetin në polici

NULL NULL
07/09/2018
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se një nga objektivat kryesore të mandatit të tij në krye të këtij institucioni do të jetë rritja e transparencës në polici në të gjitha fushat.
 Qalaj është zotuar se do të punojë edhe për rritjen e integritetit të policisë. Sipas tij, ky institucion ka nevojë për reformë të strukturës organizative, reformim të administratës dhe decentralizim të personelit.

Qalaj në një intervistë për gazetën “Epoka e Re” ka bërë me dije se sfidë mbeten sigurimi shëndetësor për zyrtarët policorë dhe mosha mjaft e vjetër e policëve.

Për të dyja këto sfida ai pret ndihmën e Qeverisë. Duke folur për anëtarësimin në Interpol, ai ka thënë se gjasat janë të mëdha që të bëhen pjesë e këtij institucioni.

Qalaj në këtë intervistë ka folur edhe për akuzat që janë bërë nga opozita për emërimin e tij në këtë pozitë.