Drejtori i Inspekcionit jep detaje rreth aksionit për rrënimin e objektit në qendër të Prishtinës - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Drejtori i Inspekcionit jep detaje rreth aksionit për rrënimin e objektit në qendër të Prishtinës

NULL NULL
14/01/2020

Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës Adonis Tahiri, ka dhënë detaje lidhur me aksionin e sotëm për rrënimin e pjesshëm të një objekti në qendër të Prishtinës.

Objekti gjendet në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.

Tahiri tha se pavarësisht paralajmërimit nga ana e Inspekcionit, pala ka vazhduar me ndërtim të një kati më shumë.

“Jemi këtu për të ekzekutuar një vendim për rrënimin e objektit prapa meje. Ky objekt është ndërtuar me leje, por një pjesë e saj është ndërtuar pa leje, pra është ndërtuar një kat më shumë. Pavarësisht se inspekcioni e ka vizituar disa herë dhe i ka vendosur shirita, pala nuk i ka përfill dhe ka vazhduar me ndërtim.Vendimi për rrënim është marrë me 6 janar dhe i kemi lënë afat 15 ditë palës që t’i ndalojë vetë punimet, dhe prandaj kemi ndërhyrë dhe më shpejtë. Ne sot do t’i heqim pllakën dhe muret e katit që është ndërtuar”-tha Tahiri.

Sipas kreut të Inspekcionit në kryeqytet ndërtimet pa leje kanë tendenca të rënies.

“Ndërtime pa leje ka, por tendencat janë më të vogla. Ne edhe më përpara kemi vazhduar më rrënime por kanë qenë raste më të vogla, prandaj nuk kemi dashur t’i bëjmë as publike.Ky ka qenë një nga rastet më të mëdha “- shtoi ai.

Ai theksoi se edhe pse pala nuk është paraqitur në vendngjarje, me vet faktin që ka vazhduar me ndërtim edhe pas paralajmërimeve, kjo paraqet një rezistencë.