Drejtori i Bankës së Anglisë thotë se normat e interesit duhet rritur përsëri - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Drejtori i Bankës së Anglisë thotë se normat e interesit duhet rritur përsëri

NULL NULL
01.03.2023 23:46
Andrew Bailey

Norma e interesit duhet të rritet përsëri në mënyrë që të pengohet ngritja e kostos së jetesës.

Kështu ka thënë Andrew Bailey, Drejtor i Bankës së Anglisë, që ka theksuar se kjo rritje do të ishte e “përshtatshme” për ta kontrolluar inflacionin, raporton BBC, transmeton KlanKosova.tv.

Me gjithë paralajmërimet, ende nuk ka një vendim për këtë.

Ngritja e normave të interesit ndihmon në kontrollimin e rritjes së çmimeve, duke e bërë më të kushtueshme marrjen e huave. Kështu që njerëzit do të marrin më pak kredi, shpenzojnë më pak dhe kursejnë më shumë

Vendimi lidhur ne normanë do të merret me 23 mars dhe që Bailey ka thënë se banka duhet t’i vlerësoj të dhënat e fundit, përpara marrjes së vendimit.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS