Drejtoresha e Huawei arrestohet në Kanada, SHBA kërkon ekstradimin e saj NULL NULL 06.12.2018 20:32 06.12.2018 20:32 Gjiganti i teknologjisë kineze Huawei njoftoi se nuk ka njohuri për shkeljet e supozuara financiare të drejtoreshës financiare Meng Wanzhou, e cila është arrestuar në Kanada. Mediat amerikane raportojnë se SHBA po kërkon ekstradimin e Meng Wanzhou për shkak të dyshimit se ka shkelur sanksionet amerikane kundër Iranit. Vajza e themeluesit të Huawei u arrestua në Vankuver, më 1 dhjetor. “Kompania mori pak informacion në lidhje me akuzat dhe nuk iu referua as gabimeve të bëra nga Meng”, tha Huawei në një deklaratë. Në Kanada, u njoftua se lirimi me kusht i drejtoreshës së Huawei do të vendoset nesër nga gjykata. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.