Lajmet e fundit

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se ka drejtuar armën në drejtim të pjesëtarëve të sigurimit të një klubi.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 3 tetor, rreth orës 01:00, kur i dyshuari ka tentuar të hyjë në një klub, por është penguar nga sigurimi.
Në ato momente, i dyshuari dyshohet se ka drejtuar armën e zjarrit në drejtim të sigurimit. Arma më pas i është larguar nga një dëshmitar dhe është futur nën kontroll nga sigurimi.
Policia ka konfiskuar armën e zjarrit, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
"Prishtinë / 03.10.2026 – 01:00. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që i njëjti pasi ka tentuar të futet në një klub është penguar nga sigurimi, me ç’rast i njejti ka drejtuar armën në drejtim të tyre. Arma e zjarrit i është larguar nga dëshmitari m/k, dhe është futur nën kontroll nga sigurimi. Arma e zjarrit është konfiskuar ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje".