Drejtësia i bën bashkë ekspertë nga Kosova e rajoni NULL NULL 30.10.2015 13:21 30.10.2015 13:21 Në kolegjin AAB në Prishtinë sot u bë hapja zyrtare e konferencës shkencore ndërkombëtare me temë “Funksionimi i shtetit juridik në Evropën Juglindore”. Kjo konferencë u organizua bashkë me Universitetin e Sarajevës e në partneritet me Universitetin e Tiranës, Shoqatën e Juristëve të Austrisë dhe akademinë policore të Zagrebit. Në konferencë po marrin pjesë përfaqësues nga fusha e drejtësisë si nga vendi ashtu edhe nga rajoni. Rekomandimet e dala nga ky takim do t`u dërgohen organeve dhe institucioneve kompetente në mënyrë që të bëhet avancim në sistemin e drejtësisë. Në ceremoninë e hapjes së konferencës morën pjesë ministri i arsimit Arsim Bajrami, dhe ai i drejtësisë Hajredin Kuçi si dhe ministri i drejtësisë së Maqedonisë Adnan Jashari, njofton Klan Kosova.
Big Brother VIP Xhuli drejtuar Mbresës: Mos mi derdhë lotët ndër sytë e këtyre, armikut si tregohen pikat e dobëta (VIDEO) 24 minuta më parë
Big Brother VIP Xhuli-Mbresës: Ti je e mençur dhe populli po të do, nuk të eliminuan as pas katër javësh në nominim (VIDEO) 41 minuta më parë