Drejtësi 25.000 dollarëshe në meçin 400 milionësh NULL NULL 03.05.2015 17:32 03.05.2015 17:32 Njeriu i tretë që qëndroi në ring bashkë me Mayweather e Pacquiaon, ishte gjyqtari Kenny Bayless. Ai për këtë detyrë u pagua më një shumë rekorde, prej 25.000 mijë dollarësh. Në ringun ku u ndeshën Floyd Maywather e Manny Pacquiao, qëndroi edhe një i tretë. Njeriu që ndau drejtësinë në duelin e shekullit, gjyqtari Kenny Bayless për detyrën e jetës së tij u pagua plot 25.ooo mijë dollarë. Përderisa Mayweather nga ky meç fitoi jo më pak se 150 milionë dollarë, e kundërshtari i tij 100 milionë të tjera, Bayless u desh të kënaqej me 25.ooo mijë. Bayless, i cili konsiderohet nga shumëkush si referi më i mirë në Nevada, më shumën e parave që ka marrë, ka thyer edhe ai një rekord. Amerikani është zyrtarisht referi më i paguar i të gjithakohërave për drejtimin e një ndeshje boksi. Shuma të majme parash morën edhe 3 gjyqtarët jashtë ringut. Që të tre u gostiten me nga një njëzetmijëshe./KlanKosova