Drejt finalizimit të marrëveshjes kulturore mes Kosovës e Kroacisë NULL NULL 31.03.2015 13:24 31.03.2015 13:24 Zëvendëskryeministri Kujtim Shala, njëherësh ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në takimin me Ambasadorin e Kroacisë në Kosovë, Zoran Vodopija, tha se është i gatshëm për finalizimin e Marrëveshjes kulturore mes Kosovës e Kroacisë dhe më pas të shkëmbimit të programeve konkrete kulturore për bashkëpunim të ndërsjellë Zëvendëskryeministri Kujtim Shala, njëherësh ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, priti sot në një takim Ambasadorin e Kroacisë në Kosovë, Zoran Vodopija. Të dy biseduan për finalizimin e Marrëveshjes kulturore mes Kosovës e Kroacisë, intensifikimin e politikave e shkëmbimit të përvojave kulturore dhe bashkëpunimit të mëtutjeshëm mes dy vendeve. Ministri Shala ka falënderuar ambasadorin Vodopija dhe përmes tij qeverinë e popullin kroat për mbështetjen dhe ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë për shtetin e Kosovës, veçanërisht në fushat që mbulon MKRS-ja. Ai tha se është i gatshëm për finalizimin e Marrëveshjes kulturore mes Kosovës e Kroacisë dhe më pas të shkëmbimit të programeve konkrete kulturore për bashkëpunim të ndërsjellë. Gjithashtu, zëvendëskryeministri Shala, e ka njoftuar ambasadorin kroat se MKRS-ja është e gatshme të përkrahë projektet konkrete që vijnë si kërkesë e ambasadës kroate në kuadër të promovimit, zhvillimit dhe avancimit të shkëmbimit së përvojave të përbashkëta të dy vendeve. Nga ana tjetër, ambasadori kroat, Zoran Vodopija, e falënderoi ministrin për gatishmërinë e ofruar për thellimin e bashkëpunimit. Ai tha se edhe për Kroacinë është e mirëseardhur finalizimi i marrëveshjes kulturore mes dy vendeve. Po ashtu, Vodopija theksoi se Kroacia vazhdimisht e ka mbështetur Kosovën në rrugëtimin e saj në të gjitha proceset e shtetndërtimit, veçanërisht në kuadër të kontributit për procesin e ndërkombëtarizimit të sportit kosovar, edhe shprehu kënaqësinë për arritjet e Kosovës në këtë proces./KultPlus.com *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kino dhe Teatër Nga sot në Teatrin Kombëtar fillon shfaqja "Kopshti i Hijeve", tregohet historia e familjes Bogujevci 13 minuta më parë
Kulturë Bruce Springsteeni bashkohet në skenë me Zach Bryanin dhe Maggie Rogersin (VIDEO) 30 minuta më parë