Drecun: Vizitat e Lajçakut dhe Escobarit në Prishtinë e Beograd – përgatitje për dialog (VIDEO) NULL NULL 4 months më parë 4 months më parë Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, tha sot se vizitat e paralajmëruara në Prishtinë dhe Beograd, të emisarit të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak dhe të dërguarit special të presidentit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, janë përgatitje për një vazhdim të mundshëm të dialogut. Këtë deklaratë Drecun e bëri në TV Pink, transmeton Klankosova.tv. Një ditë më parë kryediplomati evropian Josep Borrell konfirmoi se Lajçak dhe Escobar të hënën e 31 janarit vizitojnë Kosovën. Kryediplomati evropian bëri me dije se Lajçak dhe Escobar një ditë pas vizitës në Kosovë do të shkojnë në Serbi. Këtë Borrell e tha në një konferencë të përbashkët që pati të martën me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, pas takimit që e kishin në Bruksel. Para një jave, Klan Kosova raportoi për ardhjen e dyshes euro-amerikane në Prishtinë e Beograd. Për detaje ndiqeni kronikën më poshtë:
Kosova Vuçiq nga Davosi: Pres që Kurti të thotë se si Putini i vogël me urdhër të Putinit të madh do të bëjë luftëra në Ballkan 25.05.2022 9: 42
Duhet t'i shihni Gazetarët meshkuj afganë solidarizohen me gratë, mbulojnë fytyrat gjatë transmetimit 25.05.2022 9: 38