Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Drecun: Veprimi i Prishtinës i papranueshëm

NULL NULL
11.11.2015 10:29

Kryetari i Komisionit parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun,  ka  thënë se  vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për pezullimin e marrëveshjes për formimin e komunave me shumicë serbe është një veprim i paranueshëm.

Ai ka shtuar më tutje se Prishtina është e detyruar që të zbatojë atë për çka ka rënë dakord.

“Edhe pse kjo sjellje e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, mund të interpretohet si një hap procedural deri në vendimin e gjykatës, megjithatë, nuk mund të shmanget përfundimi se ky është një veprim i qëllimshëm që pasqyron marrëveshjen e politikanëve në Prishtinë dhe Gjykatës Kushtetuese për të penguar zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit në pjesën që ka të bëjë me krijimin e Asociacionit të komunave  “, ka thënë Drecun për Radio Beogradin, përcjellë Klan Kosova.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.